Sport

Nga futbollist në Princ, kjo pritet të ndodh me yllin e Spanjës dhe Barçës

Javën e kaluar mbreti i Spanjës, i vetmi sovran europian i pranishëm në Katar, ndoqi nga afër Spanjën dhe pas ndeshjes me Kosta Rikën zbriti në dhomat e zhveshjes. Aty i kërkoi Gavit t'i dhuronte një fanellë dhe kjo gjë nuk u ka shpëtuar fotografëve

5 Dhjetor 2022, 17:02 Nga DOSJA
Nga futbollist në Princ, kjo pritet të ndodh me yllin e Spanjës

KATAR - Vëmendja e princeshës Leonor ndaj yllit të Barcelonës, i mbiquajtur jo rastësisht “El Principito”, kanë trazuar orët e pritjes para ndeshjes mes Spanjës dhe Marokut në Botërorin e Katarit. "Çfarë mendon për faktin, se Gavi mund të bëhet mbret i Spanjës?" - ishte pyetja.

Luis Enrike ka filluar të qeshë: "Eh, po, e kam dëgjuar lajmin. Sa ju pëlqen të ngacmoni… Jo, sinqerisht, s'më duket fare i tillë”, - përgjigjet Enrike dhe qesh sërish.

Po si erdhi puna deri këtu? Pse Pablo Martin Paez Gaviria, i njohur si Gavi, futbollist i datëlindjes 2004, mund të aspirojë për fronin? Për një histori gossipi, një histori që duket e sinqertë dhe që ka bërë shumë zhurmë.

Princesha e Asturias, Leonorde Borbon y Ortiz, e lindur në 2005-ën, është e para në radhë për t'u ulur në fronin e Spanjës. Ajo studion në Uells dhe dikush ka bërë me dije se vajza e re ka një ditar të mbushur me foto të lojtarit të Barcelonës.

Ka dhe një indicje tjetër. Javën e kaluar mbreti i Spanjës, i vetmi sovran europian i pranishëm në Katar, ndoqi nga afër Spanjën dhe pas ndeshjes me Kosta Rikën zbriti në dhomat e zhveshjes. Aty i kërkoi Gavit t'i dhuronte një fanellë dhe kjo gjë nuk u ka shpëtuar fotografëve. Mbreti mbante fanellën me numër 9, teksa mesfushori e firmoste nën shikimin e presidentit të federatës Luis Rubiales.

Fanella në fjalë ishte e një masë të vogël, kurse mbreti është trupmadh dhe sigurisht që dhurata nuk ishte për të. 'Ishte për Leonor", - kanë shkruar të sigurt sitet e ndryshme në Spanjë. Shokët e skuadrës ndërkohë i kanë vënë një nofkë të re futbollistit: “El Principito" (princi). Për shkak të Leonor.

Priten konfirmime, por sipas ‘Socialité’, program gossipi, në Pallatin Mbretërorë nuk ka asnjë problem afrimiteti mes princeshës dhe "princit". Halla e Leonor dhe motra e mbretit Felipe, Kristina, është martuar me Injaki Urdangarin, lojtar i Barcelonës dhe një nga ikonat e hendbollit spanjoll.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll