Sport

VIDEO/ Nuk luajti asnjë minutë, por ‘përfitoi’ fanellën e Leo Messit nga ndeshja…

Pas ndeshjes ndaj Argjentinës, mjaft futbollistë australianë kërkuan të bënin fotografi me “Pleshtin”

5 Dhjetor 2022, 13:08 Nga DOSJA

VIDEO/ Nuk luajti asnjë minutë, por ‘përfitoi’

KATAR - Cameron Devlin, lojtari i Hearts në Skoci, ka përfituar atë që për shumëkënd është gjëja më e çmuar në Kupën e Botës. Në të vërtetë, ai nuk regjistroi asnjë minutë të lojës, por në fund, arriti të merrte fanellën me të cilën Lionel Messi luajti ndeshjen e 1000-të me Argjentinën, e cila fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Australisë të shtunën.

Madje, disa lojtarë nga Australia nuk kanë dashur të humbasin mundësinë praktikisht unike për të bërë një foto me Messin. Por për Devlin fati ka qenë edhe më i madh, pasi ai ka regjistruar momentin në të cilin e thirri argjentinasin, për t'i kujtuar kërkesën për fanellën. N ë fakt një shkëmbim, ku twitteri i klubit të tij, me shaka shkruante: "Ishte mirë, që Cammy pranoi ta ndërronte fanellën me Messin!"

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll