Sport

Tifozja angleze: "As në ëndërr nuk e kisha parë që të mos ngacmohesha seksualisht në stadium apo rrugë, si në këtë Botëror..."

Nëse perëndimi i ka kritikuar shumë disa nga kufizimet e hasuara në Botën Arabe, ka patur edhe nga ato që e kanë ndjerë veten të respektuar prej tyre.

5 Dhjetor 2022, 14:49 Nga DOSJA
Tifozja angleze: "As në ëndërr nuk e kisha parë që

KATAR - Gjërat e ndaluar kanë qenë relativisht të shumta në Botërorin e Katarit, nga alkooli deri tek simbolet e komunitetit të homoseksualëve, apo shfaqet e tepërta të femrave të zbuluara në veshjet e tyre.

Dhe nëse Perëndimi i ka kritikuar shumë disa nga kufizimet e hasuara në Botën Arabe, ka patur edhe nga ato që e kanë ndjerë veten të respektuar prej tyre.

Një ndër to ishte një tifoze britanike e përfaqësueses së Anglisë, Ellie Molloson, e cila pas ndeshjes së përfaqësueses së tyre mbrëmjen e djeshme përballë Kamerunit ka theksuar.

“Si një vajzë e rritur në Angli, nuk e kam besuar kurrë se do të ishte e mundur të dilja pa ngacmime seksuale në rrugë apo stadiume. Katari 2022 arriti atë që nuk mund ta kisha ëndërruar kurrë. Nuk dëgjova asnjë mace të thërriste në rrugë. Ndihem tepër i sigurt."
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll