Sport

Disa lojtarë belg e paguan vetë biletën e kthimit nga Katari

Belgjika nuk arriti të dalë nga faza e grupeve, ata u eliminuan pasi raundit të parë të finaleve kku u renditën në vendin e tretë në Grupin F, prapa Kroacisë dhe Marokut.

5 Dhjetor 2022, 15:10 Nga DOSJA
Disa lojtarë belg e paguan vetë biletën e kthimit nga Katari

BELGJIKE - Pesë futbollistë të Belgjikës mësohet se zyrtarisht fluturuan nga Katari për në shtëpi më herët se pjesa tjetër e skuadrës, pas eliminimit në Kupën e Botës. Belgjika, u eliminua në fazën e grupeve, pasi përfundoi e treta në Grupin F, prapa Kroacisë dhe Marokut.

Mësohet se Thomas Meunier, Axel Witsel, Jeremy Doku, Arthur Theate dhe Lois Openda, preferuan t'i paguanin vetë biletat për t’u kthyer në shtëpi nga Katari. Ata u ulën në Bruksel para pjesës tjetër të skuadrës, që thuhet se kishte hapur polemika brenda grupit gjatë Kampionatit Botëror.

Po ashtu, eliminimi i hershëm i Belgjikës në Botëror, solli edhe largimin e trajnerit Roberto Martinez.
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll