Sport

Shifra të çmendura! Cristiano Ronaldo gjen ‘strehëz’ të re në Arabinë Saudite, do të përfitojë 200 milionë euro në sezon…

Mungon vetëm firma dhe zyrtarizimi, por duket gjithçka e kryer për kalimin e Kristiano Ronaldos te Al-Nassr në Arabinë Saudite!

5 Dhjetor 2022, 13:34 Nga DOSJA

Shifra të çmendura! Cristiano Ronaldo gjen

KATAR - Sipas asaj që raporton e përditshmja iberike “MARCA”, pas përfundimit të të Kupës së Botës, ylli portugez Cristiano Ronaldo është bindur nga oferta faraonike e sheikëve arabë dhe do të jetë një lojtar i Al-Nassr që nga 1 janari i vitit 2023.

Pas prishjes së marrëdhënieve dhe përjashtimit të CR7 nga Manchester United, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” do të firmosë një kontratë për dy vite e gjysmë, nga ku do të përfitojë 200 milionë euro në sezon.

Shifra të çmendura! Cristiano Ronaldo gjen

Mesa duket, portugezi ka bërë një hap pas nga dëshira e tij për të luajtur me një skuadër europiane, që është ende në Champions, duke u joshur nga oferta e parezistueshme e sauditëve.

Aktualisht, 37-vjeçari është i angazhuar me Portugalinë në Botërorin e Katarit, teksa në fazën çerekfinale do të gjejnë përballë Zvicrën e Xherdan Shaqirit dhe të Granit Xhakës, të martën e 6 dhjetorit, në orën 20:00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll