Sport

VIDEO/ FIFA ngre 100 dronë mbi Doha, në mbështetje të yllit brazilian Pele…

Për shkak të gjendjes delikate mjekësore të yllit botëror, selia botërore e futbollit nga Katari i ka dërguan disa mesazh inkurajimi dhe urimi për një shërim të shpejtë nga familja botërore e futbollit.

5 Dhjetor 2022, 10:24 Nga DOSJA

VIDEO/ FIFA ngre 100 dronë mbi Doha, në mbështetje të yllit

KATAR - Shëndeti i Edson Arantes do Nascimento, Pelé, duket se po përkeqësohet rrezikshëm. Mesazhet për një ringjallje të mundshme të kancerit në trupin e tij tregojnë se shëndeti i Pelé po përkeqësohet në mënyrë progresive edhe pse familja e tij dhe vetë ylli brazilian vazhdojnë të luftojnë kundër sëmundjes.

Për shkak të gjendjes delikate mjekësore të yllit brazilian, nga Katari, selia botërore e futbollit, i ka dërguan disa mesazh inkurajimi dhe urimi për një shërim të shpejtë nga familja botërore e futbollit.

Një nga më prekësit ishte ai i FIFA-s, e cila përdori më shumë se 100 dronë mbi gjirin e Dohas, të cilët me lazer vizatuan siluetën e një fanelle të verdhë, të famshmes “canarinha” me numrin historik 10. Videoja u shpërnda në rrjetet sociale dhe shpejt u bë virale.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll