Aktualitet

Përdhunoi 16-vjeçaren, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

Policia ka arrestuar 25-vjeçarin, ndërkohë që po vijon puna për verifikimin e kallëzimit të bërë.   

5 Dhjetor 2022, 12:47 Nga I.A
Përdhunoi 16-vjeçaren, arrestohet 25-vjeçari në
Foto Ilustruese

TROPOJË- Një 16-vjeçare është përdhunuar në Tropojë. Mësohet se e mitura është përdhunuar nga një 25-vjeçar me iniciale E.B nga Durrësi. Policia ka arrestuar 25-vjeçarin, ndërkohë që po vijon puna për verifikimin e kallëzimit të bërë.   

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur 16 vjeçe se 25-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

perdhunohet 16-vjeçarja ne tropoje

Sondazh

Poll