Aktualitet

"Më ndihmoni"/ Qytetari ngre në këmbë policinë e Tiranës: Do më rrezikohet jeta pasi të dal nga gjykata

Para gjykatës nuk është raportuar asnjë shenjë që mund të provojë,dyshimet që erdhën nga telefonata e pazakontë dhe e papritur të qytetarit.

5 Dhjetor 2022, 12:15 Nga a.l
"Më ndihmoni"/ Qytetari ngre në këmbë
qytetari

TIRANË- Një qytetar i Tiranës ka alarmuar uniformat blu ditën e sotme. Ai ka telefonuar policinë dhe ka kërkuar ndihmë duke pretenduar se i rrezikohej jeta. Në telefonatë, qytetari specifikoi se ishte në një seancë gjyqësore në gjykatë dhe se sipas tij, në përfundim të procesit, sapo të dilte do i rrezikohej jeta. 

Kërkoj ndihmë pasi të dal nga seanca se më rrezikohet jeta", citohet të ketë thënë qytetari.

Mësohet se, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka telefonuar qytetarin, i cili tashmë ka fikur celularin. Ndërsa para gjykatës nuk është raportuar asnjë shenjë që mund të provojë, dyshimet që erdhën nga telefonata e pazakontë dhe e papritur e qytetarit./Dosja.al

qytetari i tiranes denoncon

Sondazh

Poll