Sport

“Eshtë supersticioz!” Deschamps nuk e pëlqen episodin me Koundé dhe shpjegon arsyen e zinxhirëve të tij të artë...

Trajneri i skuadrës së Francës, nuk pëlqen gjestin e Jules Koundé, që mbante zinxhirë të artë në qafë gjatë ndeshjes së Francës me Polonisë (3-1). Pasi e zbuloi këtë, arbitri e detyroi ta hiqte, pak para pjesës së parë.

5 Dhjetor 2022, 07:49 Nga DOSJA

“Eshtë supersticioz!” Deschamps nuk e pëlqen episodin me

KATAR - Në auditorin e stadiumit ‘Al-Thumama’ në Doha, pas bilbilit të fundit të Francës-Poloni (3-1), trajneri i ‘bluve’ Didier Deschamps, u pyet edhe për skenën mahnitëse të Jules Koundé, pak para pjesës së parë, duke hequr dy zinxhirët e artë që kishte mbajtur në qafë që nga fillimi i kësaj ndeshjeje.

Në minutën e 42-të, gjyqarët e ndeshjes kuptuan se mbrojtësi i djathtë francez mbante në qafë dy zinxhirë dhe e urdhëruan atë t’i hiqte me ndihmën e një anëtari të stafit të skuadrës, për të respektuar rregulloren.

Pyetja e parë, e bërë nga një gazetar anglez, konsistonte veçanërisht për të ditur nëse arbitri i kërkoi mbrojtësit francez që t'i hiqte ato, pasi mbase ato kishin një marrëdhënie me lëvizjen LGBT. Por trajneri Didier Deschamps, e përjashtoi menjëherë këtë version.

“Eshtë supersticioz!” Deschamps nuk e pëlqen episodin me

“Nuk është për këtë, por sepse kjo nuk lejohet. Lojtarët nuk lejohen të mbajnë byzylykë, gjerdan, ose orë gjatë një ndeshjeje, pasi rrezikojnë të lëndojnë veten ose kundërshtarin e tyre. Nuk e di se çfarë ka nën fanelën e tij, por di që Jules është pak supersticion. E ka në stërvitje. Nuk e di kuptimin. 

Për më tepër i thashë: "Je me fat që nuk jam para teje, përndryshe..." Arbitri na kishte paralajmëruar, se sapo të kishte ndërprerje të lojës... edhe lojtarët nuk do të luani me zinxhirë në qafë. Nuk lejohet. Mendova se i hoqi, por me sa duket nuk e bëri. Është faji ynë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll