5 Dhjetor 2022, 07:00
Nga DOSJA

KROACI - Media kroate "Sportske Novosti" ka raportuar lajmin, se Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë ankesë në FIFA, duke kërkuar sanksionimin e Serbisë për sjellje të pahijshme të trajnerit të saj, Dragan Stojkovic.
“Nuk kanë fund reagimet për ndeshjen e nxehtë mes Serbisë dhe Zvicrës (2-3) të luajtur të premten, dhe tani pala serbe mund të përballet me pasoja ligjore për shkak të ‘fyerjeve të rënda nga trajneri i kombëtares serbe’ dhe ‘raciste’, veprimet e tifozëve serbë”,- sipas Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), e cila i ka përshkruar ngjarjet në stadiumin ‘974’ në një ankesë të dorëzuar në FIFA.
Kujtojmë, se kamerat e kanë kapur trajnerin Dragan Stojkovic- Piksi, duke festuar golin e Dushan Vllahovicit (2-1) në minutën e 35-të, duke shqiptuar fjalët “ju q*fsha nënën shqiptare në pi**u”. Dhe kjo duket i ka nxitur kosovarët të reagojnë.

FFK-ja kërkon hetim nga FIFA lidhur me këtë rast dhe kërkon që Federata e Serbisë të sanksionohet, në mënyrë që thirrjet e tilla të largohen njëherë e mirë nga stadiumet e futbollit dhe nga ngjarjet siç është Kupa e Botës”, thuhet në komunikatën e Federatës së Kosovës. Më tej, ata deklarojnë se gjatë ndeshjes janë parë dhe dëgjuar parulla me mesazhe politike kundër shqiptarëve dhe kanë prova për gjithçka të paraqitur.
FFK po ashtu rikujton, se së fundi ka bërë ankesë në FIFA për shkak të vendosjes së flamurit në dhomat e zhveshjes nga kombëtarja e Serbisë, në të cilën ishte harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb me mbishkrimin “Jo dorëzim"”, shkruan mes të tjera "Sportske Novosti".
B.T (Dosja.al)
Sport
4 Dhjetor 2022, 23:50
I.A
KATAR- Bileta që kishte prerë shqiptari, Antan Metaj, i cili jeton prej 11 vitesh në Katar, për ndeshjen Zvicër Serbi nuk e kis...
Sport
4 Dhjetor 2022, 22:58
I.A
Pamje nga ndeshja
KATAR- Anglia fitoi lehtësisht 3-0 ndaj Senegalit dhe siguroi kualifikimin në e “Katar 2022”, raund në t...
Sport
4 Dhjetor 2022, 19:19
KATAR - Karely Ruiz, e cila u bë e famshme falë bukurisë dhe sensualitetit që shkëlqen në rrjetet sociale, bëri bujë pas...
Sport
4 Dhjetor 2022, 19:14
KATAR - Gjatë ndeshjes së Kroacisë me Marokun, modelja, e cilësuar si ‘tifozja më seksi’ e Botërorit “Katar 20...
Sport
4 Dhjetor 2022, 19:04
KATAR - Raheem Sterling nuk është i disponueshëm për kombëtaren e Anglisë në ndeshjen çerekfinale të Kupës s...
Sport
4 Dhjetor 2022, 18:59
KATAR - Mbrojtësi i Uruguait, Jose Gimenez, mund të ndëshkohet me një dënim marramendës prej 15 ndeshjesh, pasi u duk se kishte go...
Sport
4 Dhjetor 2022, 18:35
KATAR - Olivier Giroud tashmë është pjesë e historisë së futbollit francez. Me golin e tij këtë pasdite...
Sport
4 Dhjetor 2022, 18:06
I.A
Giroud dhe Mbappe
KATAR- Franca rezervoi vendin e saj në tetë të fundit të Kupës së Botës me një fitore ndaj Poloni...
Sport
4 Dhjetor 2022, 17:09
KATAR - Ka përfunduar me fitoren minimale 1-0 pjesa e parë e takimit midis Francës dhe Polonisë. Në fakt, për disa nuanca të...
Sport
4 Dhjetor 2022, 16:04
KATAR - FIFA ka zyrtarizuar shpërndarjen e parave që do të përfitojnë klubet, të cilat kanë futbollistë të t...