Sport

Njerëz të armatosur i sulmojnë shtëpinë në Londër! Southgate: "Ndonjëherë futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme"

Trajneri i Anglisë tregoi, se Raheem Sterling është u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, pasi njerëz të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e tij në Londër. “Nuk e di nëse mund të kthehet, nuk dua t'i bëj presion”

5 Dhjetor 2022, 07:41 Nga DOSJA

Njerëz të armatosur i sulmojnë shtëpinë në

KATAR - Mësohet edhe arsyeja e mungesës së Raheem Stërling në kampin e “Tre Luanëve”, të cilën e ka treguar trajneri Gareth Southgate. Në sallën e konferencës së shtypit, në periferi të suksesit kundër Senegalit, trajneri i Anglisë tregoi se Raheem Sterling, është u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, pasi njerëz të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e tij në Londër:

"Prioriteti është që ai të qëndrojë me familjen dhe ne do ta mbeshtesim, do t'i japim gjithë kohën që i duhet. Nuk e di nëse mund të kthehet, nuk dua t'i bëj presion. Ndonjëherë futbolli nuk është gjëja më e rendësishme, familja është e para".

Ish-sulmuesi i Cytit ka dashur të sigurohet personalisht për kushtet e familjes së tij dhe ka fluturuar drejt Londrës, por nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim t'i bashkohet sërish shokëve të kombëtares.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll