Sport

E quajti rrugaç! Babai i Granit Xhakës përplaset me Zana Avdiun: Turp të të vijë, unë jam njeri i burgjeve dhe sakrificës

Analistja Zana Avdiu ishte e ftuar në emisionin “Favoriti i Botërorit” në televizionin ‘T7’.

5 Dhjetor 2022, 07:08 Nga DOSJA

E quajti rrugaç! Babai i Granit Xhakës përplaset me Zana

KOSOVE - Ajo u bë virale me një postim, ku kritikonte Granit Xhakën për gjestin që e bëri në ndeshjen e Zvicrës ndaj Serbisë. Kjo bëri që në Kosovë të ndizej debate dhe ‘T7’ në emisionin “Favoriti i Botërorit” të lidhej direct me Ragip Xhakën, babain e Granitit. Ai tha se analistes Avdiu duhet t’i vijë turp që e quan Xhakën rrugaç.

 “Nuk jam njeri i televizioneve e i kamerave. Jam njeri i sakrificës, i punës dhe burgjeve. Desha asaj zonjës, Zanës, t’ia përkujtoj. Një: t’i tregoj se kush jam. Ajo kur mirret me një fjalë rrugaç, t’i vjen turp, ajo nuk e di çfarë është sporti, çfarë është krenaria. I kundërvihet një djali që është gjak shqiptari, që na bën të gjithë shqiptarëve krenarë. I thotë Granitit rrugaç. Po më vjen keq që një femër me shkrujt ate fjalë. Më së pari të ma tregon fjalën rrugaç.

Ndoshta prej efektit mundesh me ndodh. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë. Familja Xhaka nuk është dorëzu asnjëherë ndaj pushtuesve. Graniti nuk e ka bo gjestin politik, as shovinist, as asgjë. Atë gjest nuk e ka bo as me fye kërkon, as me sha kërkon. Është turp i saj t’i mbrojë ato teza të Serbisë. Xhaka i tregoi botës që këta (e ka fjalën për Serbinë) na kanë dhunuar nënat tona, vajzat tona”, tha Ragip Xhaka në T7.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll