Politike

Fitoi Primaret në Lezhë, flet Pashk Gjoni: Kjo është ditë e veçantë, bashkia do tu kthehet qytetarëve

Duke folur për mediat pas përfundimit të numërimit, Gjoni  theksoi se do të punojë fort për t'i kthyer bashkinë demokratëve në zgjedhjet e 14 majit.

4 Dhjetor 2022, 23:09 Nga I.A
Fitoi Primaret në Lezhë, flet Pashk Gjoni: Kjo është
Pashk Gjoni

LEZHË- Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga Primaret në Lezhë Pashk Gjoni ka falenderuar demokratët që e kanë votuar. Duke folur për mediat pas përfundimit të numërimit, Gjoni  theksoi se do të punojë fort për t'i kthyer bashkinë demokratëve në zgjedhjet e 14 majit.

"Përshëndes demokratët, simpatizantët që morën pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, hera e parë që bëhet në këtë mënyrë. Faleminderit për gazetarët, komisionerët e numëruesit. Kjo është një ditë e veçantë për mua që më bën të punoj fort që bashkia t'i kthehet demokratëve në zgjedhjet e 14 majit” tha ai.

pashk gjoni primaret ne pd primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll