Sport

Hajdutët i hyjnë në shtëpi, Raheem Sterling mungon në ndeshjen ndaj Senegalit

Sterling ka luajtur nga fillimi dy nga tre ndeshjet kualifikuese të Anglisë në Kupën e Botës 2022 në Katar në fitoren hapëse ndaj Iranit dhe në barazimin pa gola me Uellsin. 27-vjeçari ishte një zëvëndësues i papërdorur në fitoren e Tre Luanëve ndaj Uellsit, me Marcus Rashford që zuri vendin e tij në 11-shen fillestare dhe shënoi dy gola.

4 Dhjetor 2022, 19:04 Nga DOSJA
Hajdutët i hyjnë në shtëpi, Raheem Sterling mungon në

KATAR - Raheem Sterling nuk është i disponueshëm për kombëtaren e Anglisë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës me Senegalin, të dielën, për shkak të një çështjeje familjare, ka njoftuar FA. Trajneri i 'Tre Luanëve', Gareth Southgate është një tifoz i madh i anësorit të Chelseas, por do të jetë pa të për ndeshjen e 16-të të fundit në stadiumin Al Bayt. 

Mediat kanë zbuluar se hajdutët e armatosur kanë thyer shtëpinë e tij të shtunën mbrëma dhe kjo është arsyeja pse u largua nga Katari. Sulmuesi i Chelsea është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar për t'u marrë me incidentin pasi hajdutët hynë në shtëpinë e tij gjatë natës, ndërsa partnerja dhe fëmijët e tij ishin aty. 

Sterling ka luajtur nga fillimi dy nga tre ndeshjet kualifikuese të Anglisë në Kupën e Botës 2022 në Katar në fitoren hapëse ndaj Iranit dhe në barazimin pa gola me Uellsin. 27-vjeçari ishte një zëvëndësues i papërdorur në fitoren e 'Tre Luanëve' ndaj Uellsit, me Marcus Rashford që zuri vendin e tij në 11-shen fillestare dhe shënoi dy gola.

Rashford nuk pritet të caktohet në formacionin fillestar të Southgate për ndeshjen e Senegalit, me Bukayo Saka që do të vijë në krahun e majtë për Anglinë.

Rashford, i cili ka filluar nga minuta e parë vetëm ndeshjen e fundit të Anglisë në grup kundër Uellsit, shënoi një dygolësh në fitoren 3-0, por Southgate po planifikon që fillimisht ta lërë jashtë kundër Senegalit.

Southgate është i bindur se skuadra e tij e Anglisë mund të përballojë Senegalin këtë të dielë, pavarësisht pengesës së dukshme që nuk ka Sterling në skuadër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll