Politike

Mori vetëm 32 vota, Sazan Guri: Primaret u manipuluan, fituesit ju shtuan votuesit me porosi

Ai shton se ka pasur simpatizantë të kandidatit votues të shtuar me porosi në lista.

4 Dhjetor 2022, 23:10 Nga F.M
Mori vetëm 32 vota, Sazan Guri: Primaret u manipuluan, fituesit ju shtuan
Sazan Guri

BERAT- Sazan Guri ka shpërthyet në akuza në lidhje me procesin e Primareve, pasi mori vetëm 32 vota përballë kandidatit fitues, Zija Ismaili që mori 527 vota. Në një postim në Facebook, Guri shkruan se procesi i votimit është manipuluar. Ai shton se ka pasur simpatizantë të kandidatit votues të shtuar me porosi në lista.

Postimi:

Nuk vura vezhgues siç më kerkuan se nuk e kuptoja dot të vidhesh vota brenda llojit. As nuk ndenjta deri ne fund, se kur delnin pas votimit më thoshin ‘profesor i madh’ dhe të shkretët i tradhëtonte fytyra, zëri, mbi të gjitha sytë që i hiqnin shpejt nga shikimi dhe pashe ç’pashë ika nga mesdita. duke mos iu dhënë dorën atyre qe nuk e meritonin dhe pas disa oresh me thane rezultatin:  une, nga 610 persona që votuan prej 2400 antarëve të PD që ishin shtuar me 500 simpatizant të kandidatit me porosi deri ne 2900 votues, fitova 30 kalorës, ose trima që s’pyetën për presion, ose luftëtarë që vranë frikën vetëm në një qytet. Mos harroni se nuk ishin as 30 rilindasit tanë me dy milion banorë në 1870-1912 ne gjithë trevat në shqiptare, kështu që jemi mirë boll

sazan guri primaret ne pd primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll