Politike

Indrit Hoxha shpallet fitues, garon më 14 maj për Bashkinë Vorë

Lajmin e ka bërë me dije vetë ai me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, ndërsa shtoi se ka fituar me 82% të votave. 

4 Dhjetor 2022, 19:57 Nga k.m.
Indrit Hoxha shpallet fitues, garon më 14 maj për Bashkinë
Indrit Hoxha

VORË- Indrit Hoxha shpallet fitues, garon më 14 maj për Bashkinë Vorë. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, ndërsa shtoi se ka fituar me 82% të votave. Për të garuar në Primare, Indrit Hoxha la postin e Sekretarit për Diasporën në selinë e Partisë Demokratike. 

Reagimi i Indrit Hoxhës:

Sot me 82% e bekimit të anëtareve dhe simpatizantëve në Bashkinë Vorë unë afirmoj vullnetin tim për të punuar me përkushtim për një fushatë model, për një fushatë të fuqishme, për një fushatë në mbrojtje të votës së lirë krahas kësaj me një program real zhvillimi të kësaj zone të bllokuar në procesin jetik të zhvillimit nga mafia, ndërthurja e interesave dhe nga pushteti socialist totalitar që ka zaptuar dhe falimentuar gjithçka. Së bashku do ta çlirojmë Vorën nga kjo kapje! Së bashku do të bëjmë që Vora të shpërthejë potencialin e saj, do të bëjmë që ajo të jetë nyja industriale e Shqipërisë në trekëndëshin më të zhvilluar të ultësirës perëndimore, Tiranë-Durrës-Lezhë.

Ky është një mesazh për të gjithë strukturat e Partisë Demokratike në bazë, për të gjithë faktorët influentë të kësaj zone, për të gjithë simpatizantët dhe votuesit tanë. Unë kandidoj për t’i dhënë bashkisë drejtimin e nevojshëm në funksion të shpërthimit të impulseve që ka zona e mrekullueshme e Vorës në të gjithë dimensionin, në të gjithë territorin e saj me diversitet, me rëndësi ekonomike dhe me potencial për të qenë një motor zhvillimi për të gjithë Vorën.

Sot u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e demokratëve që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim. 

indrit hoxha primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Politike 4 Dhjetor 2022, 19:07 k.m.

PRIMARET/ Adil Xhelili fiton Libohovën

Adil Xhelili LIBOHOVË- Adil Xhelili fiton Libohovën. Në Libohovë kanë marrë pjesë 282 votues, e të gjitha vot...