Aktualitet

Aksident me vdekje në Fier, makina përplas 70-vjeçarin

E. Zh., 31 vjeç, banues në Çerven, duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

4 Dhjetor 2022, 19:34 Nga F.M
Aksident me vdekje në Fier, makina përplas 70-vjeçarin
Foto Ilustruese

TIRANË- Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”. Bëhet me dije se E. Zh., 31 vjeç, banues në Çerven, duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Njoftimi: 

Rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, shtetasi E. Zh., 31 vjeç, banues në Çerven, duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka aksidentuar një këmbësor, rreth 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë.

policia e fierit aksident ne fier

Sondazh

Poll