Aktualitet

DW: Shembja e "Prestige Resort" u bë një ditë para se Gjykata të shprehej me vendim

DW shkruan se ngjarja ndodhi një ditë para Gjykata Administrative e Durrësit të shprehej me vendim mbi apelimin e vendimit që kishin bërë pak kohë më parë.

4 Dhjetor 2022, 18:05 Nga k.m.
DW: Shembja e "Prestige Resort" u bë një ditë para se
Pamje nga shembja

TIRANË- Versioni shqiptar i Deutsche Welle ka publikuar pamjet nga momenti i shpërthimit i "Prestige Resort" në pronësi të Irfan Hysenbelliut. Në postimin e ndarë në Facebook, DW shkruan se ngjarja ndodhi një ditë para Gjykata Administrative e Durrësit të shprehej me vendim mbi apelimin e vendimit që kishin bërë pak kohë më parë.

Shkrimi i plotë në Facebook

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur sot, me anë të një shpërthimi të kontrolluar me eksploziv, godinën 7-katëshe të “Prestige Resort”. Ngjarja ndodhi një ditë para se Gjykata Administrative e Durrësit të shprehej me vendim mbi apelimin e vendimit që kishin bërë pak kohë më parë, avokatët mbrojtës të biznesit

Sot u shemb "Prestige Resort", aksion që i dha fund operacionit të nisur që nga sezoni veror në këtë ndërtim. Shembja e kësaj godinë ka sjellë dhe reagimin e vetë biznesmenit Irfan Hysenbelliu, i cili e konsideron një hakmarrje personale të Ramës. Hysenbelliu tha gjithashtu se do të vijojë të luftojë për të drejtën e tij, ndërsa fëmijët do të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të hapur atje një media dhe për të investuar gjithashtu. 

shembjet ne prestige resort

Sondazh

Poll