Aktualitet

Hysenbelliu për Linda Ramën: Nuk dua të ketë lot në sy si gruaja ime, e punësova tek Ylli Çabiri

Ai shtoi se me siguri doktori i shekncave do ta mbante mend këtë gjë.

4 Dhjetor 2022, 18:52 Nga F.M
Hysenbelliu për Linda Ramën: Nuk dua të ketë lot në sy
Irfan Hysenbelliu, Ylli Çabiri dhe Linda Rama

TIRANË- Teksa i përgjigjej kryeministrit Edi Rama, biznesmeni Irfan Hysenbelliu tregoi mënyrën se si e kishte ndihmuar bahskëshorten e tij, Linda, në një moment vështirësie. Në një lidhje telefonike në Neës24, Hysenbelliu tha se ka shumë respekt për Linda Ramën dhe se madje e ka punësuar tek Ylli Çabiri, duke shtuar se me siguri doktori i shekncave do ta mbante mend këtë gjë.

“Nuk dua që fëmijët e tij, fëmijët apo gruaja e tij, të ketë këto lot, siç i ka familja dhe nusja ime. Më vjen keq për të shoqen. Se për të shoqen kam shumë respekt. Dhe kam pas shumë miqësi me të. E kam çuar unë te Ylli Çabiri në punë. E kam punësuar. E kam çuar, e kam punësuar. Qante në atë kohë. E kam çuar unë te Ylli, se nuk e di a e ka memorien Ylli ta mbajë mend, ta pyesë. Po e kam çuar atje, se më thanë që Ylli Çabiri është. E kam çuar unë te Ylli Çabiri I kam ndihmuar, e kam përkrahur. Nuk mendoj që nga burri i saj do merrja këtë përgjigje sot. Besoj se edhe ajo s’do jetë shumë e kënaqur,”- tregoi Hysenbelliu.

Fjala e Hysenbelliut erdhi pasi Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën me shpërthim të kontrolluar Prestige Resort. Në godinën me 7 kate, u hapën 730 furnela nga ku u montuan 70 kilogramë tritol si dhe 4 mijë metër linear fitil. Ky ishte kulmi i një aksioni të nisur 3 ditë më parë. Ndërkohë që një muaj më parë në këtë resort janë shembur edhe 2 pishina. Pronari i resortit Irfan Hysenbelli akuzon kryeministrin Edi Rama se po hakmerret ndaj tij.

ylli cabiri linda rama irfan hysenbelliu

Sondazh

Poll