Politike

Baftjar Imeri fiton me 109 vota Primaret e Tepelenës

3 vota u shpallën të pavlefshme.

4 Dhjetor 2022, 19:32 Nga k.m.
Baftjar Imeri fiton me 109 vota Primaret e Tepelenës
Foto ilustruese

TEPELENË- Mbyllet procesi i numërimit të Primareve në Tepelenë. Po ashtu në Tepelenë është mbyllur numërimi dhe fitues ka dalë Baftjar Imeri me 109 vota kundrejt Hysni Kasëmit me 71 vota. Ndërkohë që 3 vota u shpallën të pavlefshme.

Sot u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e demokratëve që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim. 

baftjar imeri primaret ne pd 4 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Politike 4 Dhjetor 2022, 19:07 k.m.

PRIMARET/ Adil Xhelili fiton Libohovën

Adil Xhelili LIBOHOVË- Adil Xhelili fiton Libohovën. Në Libohovë kanë marrë pjesë 282 votues, e të gjitha vot...

Politike 4 Dhjetor 2022, 18:46 k.m.

Defrim Fiku fiton Primaret e Bulqizës

Defrim Fiku BULQIZË- Përfundon numërimi i votave në Primaret e Bulqizës. Fitues ka dalë Defrim Fiku, i cili ka siguruar 453 v...