Politike

Bardh Spahia konfirmohet sërish si kandidat për Shkodrën

Në 3 qendrat e votimit në Shkodër Spahia mori 1386 pro, 6 kundër ndërsa të pavlefshme 5 vota.

4 Dhjetor 2022, 19:03 Nga k.m.
Bardh Spahia konfirmohet sërish si kandidat për Shkodrën
Bardh Spahia

SHKODËR- Kryetari aktual i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia konfirmohet sërish si kandidat i përzgjedhur nga Primaret që u zhvilluan sot. Në 3 qendrat e votimit në Shkodër Spahia mori 1386 pro, 6 kundër ndërsa të pavlefshme 5 vota. Ndërkohë që pjesëmarrja totale për Shkodrën ishte 1397 votues nga mbi 4 mijë që ishin në listë me të drejtë vote si anëtarë dhe simpatizantë.

Sot u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e demokratëve që do garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit. Ndërkohë që në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. 

Në këto bashki, kandidatët kanë sfidë jo vetëm të dalin fitues, por edhe të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim. 

bardh spahia

Sondazh

Poll

Politike 4 Dhjetor 2022, 18:46 k.m.

Defrim Fiku fiton Primaret e Bulqizës

Defrim Fiku BULQIZË- Përfundon numërimi i votave në Primaret e Bulqizës. Fitues ka dalë Defrim Fiku, i cili ka siguruar 453 v...