Politike

Zija Ismaili fiton Primaret në Berat, lë pas Sazan Gurin dhe kandidaten tjetër

3 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

4 Dhjetor 2022, 19:10 Nga F.M
Zija Ismaili fiton Primaret në Berat, lë pas Sazan Gurin dhe
Primaret

BERAT- Fituesi i Primareve në Berat është kandidati Zija Ismaili. Mësohet se ai ka marrë 527 vota. Sazan Guri, kandidati tjetër ka marrë 32 vota ndërsa kandidatja Klejdi Spahiu ka marrë 80 vota. 3 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. 

Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim. Në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull. 

primaret ne pd

Sondazh

Poll

Politike 4 Dhjetor 2022, 18:46 k.m.

Defrim Fiku fiton Primaret e Bulqizës

Defrim Fiku BULQIZË- Përfundon numërimi i votave në Primaret e Bulqizës. Fitues ka dalë Defrim Fiku, i cili ka siguruar 453 v...