Aktualitet

Zbulohet kolumbiani i dytë i përfshirë në laboratorin e kokainës në Fier, Diego jeton në Farkë

Gjithsesi, nuk dihet ende nëse Diego është vënë në pranga apo jo.

4 Dhjetor 2022, 17:18 Nga F.M
Zbulohet kolumbiani i dytë i përfshirë në laboratorin e
Droga në Fier

FIER- Kolumbiani i dytë, i përfshirë në laboratorin e kokainës në Fier është identifikuar si Diego. Mësohet se Diego është zbuluar se jeton në Farkë dhe është një nga kimistët e ardhur nga Kolumbia që do të punonin me plehun kimik të përzierë me 430 kilogramë kokainë. Gjithsesi, nuk dihet ende nëse Diego është vënë në pranga apo jo. Kolumbiani tjetër është Zaimir Rodrigues, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

Lajmi për drogën u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri.

Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu. 

laborator kokaine ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2022, 15:02 k.m.

ME VIDEO: Shembet Prestige Resort 

KAVAJË- Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën m...