Aktualitet

Qendrat shëndetësore në Stëblevë pa mjekë! Për urgjenca ka vetëm infermierë

Sipas banoreve, terreni i vështirë malor që herë herë bllokohet gjatë dimrit, dhe nuk mungojnë emergjencat, e bën të domosdoshme praninë e mjekut.

4 Dhjetor 2022, 15:51 Nga k.m.
Qendrat shëndetësore në Stëblevë pa mjekë!
Stëblevë

Qendra Shëndetësore e fshatit Stëblevë në Librazhd u rikonstruktua pak kohë më parë dhe gjendja e saj paraqitet optimale, por ashtu si në shumë zona të thella malore, këtu nuk shkon mjeku.

Sipas banoreve, terreni i vështirë malor që herë herë bllokohet gjatë dimrit, dhe nuk mungojnë emergjencat, e bën të domosdoshme praninë e mjekut.

Dimri ka trokitur dhe në këtë qendër shëndetësore gjen vetëm infermieret. Tashmë që dita ditës Shqipërisë po i largohen edhe mjekët, zonat më të rrezikuara fillimisht për të mbetur pa shërbim shëndetësor janë fshatrat e largët./TopChannel

stëblevë librazhd

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2022, 15:02 k.m.

ME VIDEO: Shembet Prestige Resort 

KAVAJË- Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën m...