Aktualitet

Biseda me Metën/ Hysenbelliu: I kam thënë që do e ketë Ramën kundërshtar, patëm një debat, është super i zgjuar

Ai thotë se në një debat me Ramën ka kuptuar që ai është shumë i zgjuar dhe nuk e ka vënë në dyshim ndonjëherë që ai do të arrijë të bëhet kryeministër. 

4 Dhjetor 2022, 15:52 Nga F.M
Biseda me Metën/ Hysenbelliu: I kam thënë që do e ketë
Irfan Hysenbelliu

TIRANË- Biznesmeni Irfan Hysenbelliu ka treguar një bisedë që ka bërë shumë vite më parë me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një prononcim për Neës24, Hysenbelliu tha se e ka paralajmëruar Metën që Edi Ramën do ta kishte kundërshtar. Ai thotë se në një debat me Ramën ka kuptuar që ai është shumë i zgjuar dhe nuk e ka vënë në dyshim ndonjëherë që ai do të arrijë të bëhet kryeministër. 

"I kam thënë dëgjo, ky një ditë do të jetë një nga njerëzit më kundërshtarë dhe do të të bëjë të flasësh me veten. Unë kam bërë një debat me të në atë kohë, një debat jo të këndshëm. Por, është shumë i zgjuar, jashtëzakonisht i zgjuar dhe këtë gjë nuk ia hedh poshtë. Ne debatuam dhe ai të nesërmen bashkë me ish-shoqen Rudina Magjistari shkoi tek Birra Korça. Ai di të flasë, të artikulojë, t’i punojë truri dhe të komunikojë me kundërshtarin. Më ka habitur, më ka lënë shije shumë të keqe Balluku. Fakti që ajo s’ka parë për vite me radhë këtë gjë. E dini çfarë më thonë mua, na vjen keq që ike nga këtu, se i hoqe zhvillimin këtij vendi. Mua më vjen keq për një gjë, u preka prej familjes, prej mesazheve që mora. Unë interesohesha dhe për një pemë që mbillja aty. Pse kur prishi pishinat e bëri në ditë pushimi, sepse nesër gjykata do dilte me vendim. Edhe këtë në ditë pushimi e bëri. Pse Dallëndyshe Bici u nxitua kaq shumë, pse e ka hedhur atë firmë vite më parë. Më vjen keq që një pjesë të stafit i kam mësuar si vetja, në Amerikë dhe Majami i kam parë shqiptarët që investojnë. Qytetarët nuk duhet të presin nga Opozita, Opozitën e kanë përçarë ata, duhet të zgjohen për fëmijët e tyre. Është kënaqësi dhe ndjesë,"- tha Hysenbelliu.

Fjala e Hysenbelliut erdhi pasi Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën me shpërthim të kontrolluar Prestige Resort. Në godinën me 7 kate, u hapën 730 furnela nga ku u montuan 70 kilogramë tritol si dhe 4 mijë metër linear fitil. Ky ishte kulmi i një aksioni të nisur 3 ditë më parë. Ndërkohë që një muaj më parë në këtë resort janë shembur edhe 2 pishina. Pronari i resortit Irfan Hysenbelli akuzon kryeministrin Edi Rama se po hakmerret ndaj tij.

irfan hysenbelliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2022, 15:02 k.m.

ME VIDEO: Shembet Prestige Resort 

KAVAJË- Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën m...