Aktualitet

Hysenbelliu: Rama ka dhënë një leje ndërtimi 120 metra katrorë në Unazë, pse e mban peng në tavolinë

Hysenbelliu tha se Rama ka dhënë një leje 120 metra katrorë në Unazë. Ai tha se leja ka dalë, ndërsa vetë kreu i qeverisë e mban 'peng' në tavolinë.

4 Dhjetor 2022, 15:51 Nga F.M
Hysenbelliu: Rama ka dhënë një leje ndërtimi 120 metra
Irfan Hysenbelliu

TIRANË- Biznesmeni Irfan Hysenbelliu ka hapur 'dosjet'. Në një pronomncim për Neës pasi iu shemb me shpërthim të kontrolluar Prestige Resort, Hysenbelliu tha se Rama ka dhënë një leje 120 metra katrorë në Unazë. Ai tha se leja ka dalë, ndërsa vetë kreu i qeverisë e mban 'peng' në tavolinë.

"Edi Rama ka dhënë një leje ndërtimi 120 metra katrorë në Unazë, për çfarë e mban atë shkresë në tavolinë, për çfarë e mban peng? E mban për një tokë? Pse e mban aty? Leja ka dalë. Unë tek diga e Liqenit kam pasur projektin më të bukur, të firmosur nga vetë Rama dhe kryetari i Bashkisë në atë kohë, Lulzim Basha. Ç’do të thotë kjo? Një kryeministër ta kthejë në personale me një investitor,"- tha Hysenbelliu. 

Fjala e Hysenbelliut erdhi pasi Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën me shpërthim të kontrolluar Prestige Resort. Në godinën me 7 kate, u hapën 730 furnela nga ku u montuan 70 kilogramë tritol si dhe 4 mijë metër linear fitil. Ky ishte kulmi i një aksioni të nisur 3 ditë më parë. Ndërkohë që një muaj më parë në këtë resort janë shembur edhe 2 pishina. Pronari i resortit Irfan Hysenbelli akuzon kryeministrin Edi Rama se po hakmerret ndaj tij.

irfan hysenbelliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2022, 15:02 k.m.

ME VIDEO: Shembet Prestige Resort 

KAVAJË- Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën m...