Aktualitet

IMT i hodhi në erë hotelin, reagon Irfan Hysenbelliu: Do të ringrihem, kam hapur News24 në Amerikë!

Irfan Hysenbelliu tha se tanimë ka hapur një filial të News24 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga atje, sipas tij, do të zhvillohet beteja kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

4 Dhjetor 2022, 15:48 Nga k.m.

 

IMT i hodhi në erë hotelin, reagon Irfan Hysenbelliu: Do të
Irfan Hysenbelliu

 

TIRANË- Pas hedhjes në erë me 70 kg tritol të “Prestige Resort”, Presidenti “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu ka reaguar për herë të parë. Në një prononcim të bërë live në News24, Hysenbelliu tha se tanimë ka hapur një filial të News24 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga atje, sipas tij, do të zhvillohet beteja kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

"Në SHBA kam hapur degën e Neës24. Ai është zë i madh i botës. Atje do të jem me njerëz që nesër kërkojnë drejtësi. Me njerëz që luftojnë korrupsionin,"-theksoi Hysenbelliu

Fjala e Hysenbelliut erdhi pasi Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën me shpërthim të kontrolluar Prestige Resort. Në godinën me 7 kate, u hapën 730 furnela nga ku u montuan 70 kilogramë tritol si dhe 4 mijë metër linear fitil. Ky ishte kulmi i një aksioni të nisur 3 ditë më parë. Ndërkohë që një muaj më parë në këtë resort janë shembur edhe 2 pishina. Pronari i resortit Irfan Hysenbelli akuzon kryeministrin Edi Rama se po hakmerret ndaj tij.

irfan hysenbelliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Dhjetor 2022, 15:02 k.m.

ME VIDEO: Shembet Prestige Resort 

KAVAJË- Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere shembën m...