Aktualitet

Në mes të shiut/ Banorët e Berxullës nuk ndalen, protestojnë sërish para kryqëzimit të Laknas: Për ne shteti ka vdekur

Ata kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën e Rinasit, derisa projekti të anulohet, protestat nuk do të ndalen. 

4 Dhjetor 2022, 11:45 Nga Dosja
Në mes të shiut/ Banorët e Berxullës nuk ndalen,
Pamje nga protesta

TIRANË- Banorët e fshatit Bërxullë, pronat e së cilëve preken nga autostrada Thumanë-Kashar, kan ëprotestuar sërish sot në mes të shiut duke akuzuar edhe njëherë qeverinë për projektin ku firma e ndërtimit po kryen punime pa leje. Ata kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën e Rinasit, derisa projekti të anulohet, protestat nuk do të ndalen. 

"Do bllokojmë rrugën e Rinasit. Shteti nuk pyet për ne shteti për ne është i vdekur", tha njëri prej banorëve që po protetsonte. 

Edhe pse kanë më shumë se 60 ditë që protestojnë, asnjë deputet i majtë apo i djathtë nuk është afruar për të mbështetur banorët e Bërxullit ndaj ata deklarojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore. Banorët e Bërxullit tanimë e kanë vendosur se nuk do të marrin pjesë në zgjdhjet e 14 majit ndërsa shprehen të vendosur se tokat e tyre nuk do t’i lëshojnë pa u kompensuar me çmimin e tregut.

banoret e berxulles protesta ne berxulle

Sondazh

Poll