Art&Argëtim

Dua Lipa nuk njeh limite/ Fiton çmimin 'Krijuesit Muzikorë të Vitit' me Elton John, shfaqet elegante në ceremoninë “Variety's Hitmakers” (FOTO)

Ajo ka fituar çmimin 'Hitmakers of the Year (krijuesit muzikorë të vitit) në ceremoninë e nderimeve vjetore, 'Variety's Hitmakers'.

4 Dhjetor 2022, 08:12 Nga a.l
Dua Lipa nuk njeh limite/ Fiton çmimin 'Krijuesit Muzikorë
Dua Lipa

SHBA- Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa që i ka dhënë jehonë Shqipërisë me suksesin e saj duket se nuk njeh limite. Ajo padyshim, këtë vit është vënë në qendër të vëmendjes për arritjet e saj super të suksesshme, ku së fundmi ka lancuar edhe albumin më të ri muzikor 'Future Nostalgia'. Por, bashkëpunimi me yllin legjendar të muzikës Elton John është cilësuar si një nga bashkëpunimet më të mira të vitit me këngën 'Cold Heart(PNAU Remix)'. Ajo ka fituar çmimin 'Hitmakers of the Year (krijuesit muzikorë të vitit) në ceremoninë e nderimeve vjetore, 'Variety's Hitmakers'.

Ashtu si gjithmonë, edhe këtë herë Dua është shfaqur plot stil dhe elegancë, veshur me një kostum ngjyrë gri me dekolte, syze të zeza dhe një set bizhush që e bëjnë atë të duket si një diva e vërtet.

Dua Lipa nuk njeh limite/ Fiton çmimin 'Krijuesit Muzikorë
Dua Lipa

Jack Harlow, HER, Elton John, e Selena Gomez janë disa nga emrat e njohur që gjithashtu nuk munguan në këtë mbrëmje. Organizimi në fjalë vë në qendër të vëmendjes artistët, shtëpitë diskografike, drejtuesit, producentët, botuesit, miksuesit e zërit, inxhinierët, menaxherët dhe njerëzit e marketingut që qëndrojnë pas 25 këngëve më të dëgjuara të vitit./Dosja.al

dua lipa elton john cmimi variety hitmaker

Sondazh

Poll