Art&Argëtim

Dyshja e njohur i mbijetojnë aksidentit ajror, Anuel dhe Yailin: Faleminderit Zot për mundësinë e dytë

Yailin ka bërë gjithashtu një postim.

3 Dhjetor 2022, 18:47 Nga F.M
Dyshja e njohur i mbijetojnë aksidentit ajror, Anuel dhe Yailin:
Anuel AA dhe Yailin

MEKSIKË- Anuel AA dhe Yailin, dyshja më e pëlqyer e momentit në botën e shoëbizit në Amerikën Latine i kanë mbijetuar një aksidenti ajror. Dyshja kanë qenë duke udhëtuar drejt Meksikës, kur xhami i parmë i avionit është thyer.

“ Falë Zotit që jemi gjallë. Duket se vdekja ishte pranë nesh sot, por Zoti është i fortë. Në ngritje u luta që të ulesha shëndoshë e mirë si gjithmonë, pa e ditur se çfarë na priste dhe ishte njësoj... Kam ardhur Meksikë, amen,”- shkruan ylli i reggaeton.

Yailin ka bërë gjithashtu një postim.

"Zoti im, faleminderit që je gjithmonë me ne...faleminderit babi, Zot, që na dhe një mundësi të re,"- shkruan ajo.

Yailin është shtatzënë dhe dyshja presin të bëhen prindër për herë të parë. Anuel AA ka dhe një djalë nga një marrëdhënie e tij e mëparshme.

anuel aa yailin

Sondazh

Poll