Art&Argëtim

Elsa Lila e konfirmon: Fest 61 po vjen, shihemi në Pallatin e Kongreseve

Ajo falenderon ndjekësit për mbështetjen.

3 Dhjetor 2022, 20:16 Nga F.M
Elsa Lila e konfirmon: Fest 61 po vjen, shihemi në Pallatin e Kongreseve
Elsa Lila

TIRANË- Këngëtarja Elsa Lila ka konfirmuar zyrtarisht kthimin në muzikë. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se do të jetë pjesë e Festivalit të Këngës këtë vit.

“Ju falenderoj te gjitheve per suportin qe me jepni! Shihemi se shpejti me date 19, 20, 21 dhe 22 Dhjetor ne skenen e Pallatit te Kongreseve. #Fest61 po vjen!”- shkruan Elsa Lila në postim.

Elsa Lila e konfirmon: Fest 61 po vjen, shihemi në Pallatin e Kongreseve
Postimi i Elsa Lilës

Ky do të jetë rikthimi i Elsa Lilës në muzikë pas shumë vitesh. Ylli shqiptar ishte shpërngulur në Itali, ku ra në pranga në muajin mars bashkë me gjashtë shqiptarë të tjerë. Akuzat ndaj këngëtares janë pushuar tashmë dhe bota e artit e një fillim i ri në Shqipëri janë tashmë prioriteti i saj.

elsa lila

Sondazh

Poll