Art&Argëtim

Arben Derhemi jep sinjalin e dytë për rikthimin e ‘Njerëz dhe fate’, shfaqet krah Eni Janit dhe Alfred Trebickës: Përgatitjet vazhdojnë

Ai ka postuar një foto ku shihet krah Eni Janit dhe Alfred Trebickës, dy nga protagonistët e serialit.

3 Dhjetor 2022, 19:31 Nga F.M
Arben Derhemi jep sinjalin e dytë për rikthimin e ‘Njerëz
Alfred Trebicka, Eni Jani dhe Arben Derhemi

TIRANË- Seriali “Njerëz dhe fate” siç duket po rikthehet me të vërtetë. Aktori Arben Derhemi ka dhënë sinjalin e dytë sot që lë të kuptohet se drama e familjes shqiptare do të rikthehet në ekran. Ai ka postuar një foto ku shihet krah Eni Janit dhe Alfred Trebickës, dy nga protagonistët e serialit.

 “Gjithçka është ok… përgatitjet vazhdojnë…,”- ka shkruar Derhemi në post.

Ky është postimi i dytë paralajmërues që Flori i ‘Njerëz dhe fate’ na jep në lidhje me rikthimin e këtij filmi. Më herët ai postoi një foto krah Robert Drenikës.

“Sot e deklaroj rifillimin e serialit... “Njerëz dhe fate”… Është gati”, shkruante Derhemi në post.

arben derhemi alfred trebicka eni jani

Sondazh

Poll