Art&Argëtim

Skandali i Balenciaga-s, Demna kërkon falje për fushatën 'e papërshtatshme'

Të hënën, Balenciaga postoi një deklaratë duke kërkuar falje për fushatën si markë, por kjo shënon herën e parë që Demna – i cili së fundmi hoqi mbiemrin e tij, Gvasalia – ka folur personalisht për këtë çështje.

3 Dhjetor 2022, 13:25 Nga k.m.
Skandali i Balenciaga-s, Demna kërkon falje për fushatën 'e
Demna

SHBA- Më në fund ka folur Demna. Drejtori kreativ i Balenciaga kërkoi falje për fushatën e diskutueshme të markës së tij që shfaq fëmijë të vegjël duke mbajtur arushë pelushi të veshur me veshje BDSM.

"Dua të kërkoj falje personalisht për zgjedhjen e gabuar artistike të konceptit për fushatën e dhuratave me fëmijët dhe marr përgjegjësinë time. Ishte e papërshtatshme që fëmijët të promovonin objekte që nuk kishin të bënin me ta. Kurrë nuk do e kem ndërmend ta bëj këtë gjë kaq të tmerrshme. Më duhet të mësoj nga kjo, të dëgjoj dhe të angazhohem me organizatat për mbrojtjen e fëmijëve për të ditur se si mund të kontribuoj dhe ndihmoj në këtë temë të tmerrshme,”- filloi postimin e tij stilisti, 41 vjeç, i cili ka marrë detyrën që nga viti 2015.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Balenciaga by Demna (@demnagram)

Të hënën, Balenciaga postoi një deklaratë duke kërkuar falje për fushatën si markë, por kjo shënon herën e parë që Demna – i cili së fundmi hoqi mbiemrin e tij, Gvasalia – ka folur personalisht për këtë çështje.

Një numër yjesh janë shprehur kundër reklamave shqetësuese, duke i hedhur blerjet nga firma. Ndërdsa Kim Kardashian, një fanse e vjetër e markës si dhe një nga muzat e brendit, tha se ajo po "rivlerësonte" marrëdhënien e saj me Balenciaga pasi fansat e kërkuan që të fliste hapur për reklamat. Ylli i realitetit gjithashtu thuhet se refuzoi një fushatë reklamuese të Balenciaga në 2023 pas skandalit të fundit.

Megjithatë, Demna – e cila mori detyrën nga Alexander Wang si drejtor kreativ i Balenciaga në 2015 – ka një mbështetës të famshëm, ish-burrin e Kim, Kanye West.

demna

Sondazh

Poll