Art&Argëtim

Will Smith - Jada Pinkett- Kjo është dalja e tyre e parë në tapetin e kuq pas shuplakës në Oscar

Rasti ishte premiera e filmit "Emancipimi". Është filmi i parë me aktorin që del pas natës episodike në Oscar.

3 Dhjetor 2022, 09:38 Nga k.m.
Will Smith - Jada Pinkett- Kjo është dalja e tyre e parë në
Will dhe Jada Smith

SHBA- Will Smith po përpiqet të kapërcejë plagën e lënë nga nata e çmimeve Oscar kur goditi kolegun e tij, aktorin Chris Rock. Shkak ishte shakaja e Rock-ut për alopecinë e gruas së Smith, Jada Pinkett. Që nga ajo kohë, karriera e aktorit ka kaluar nëpër vështirësi të mëdha, pasi shumica e projekteve që ai po përgatiste “ngrinë”. 

Megjithatë, Apple dhe regjisori Antoine Fuqua zgjodhën të publikonin filmin "Emancipation" me Smith, duke treguar mbështetjen e tyre për përshtatjen e yllit të Hollivudit në ekranin e madh. Premiera e filmit u bë shkak për rikthimin e familjes Smith në tapetin e kuq. 54-vjeçari dhe gruaja e tij morën pjesë me tre fëmijët e tyre, Jaden, Willow dhe Trey Smith.

Fabula e "Emancipimit"

I torturuar dhe i fshikulluar gati për vdekje, skllavi Peter arratiset nga një plantacion në Luiziana për t'u nisur drejt veriut, ku bashkohet me ushtrinë e Unionit. Filmi bazohet në historinë e vërtetë të Gordonit. Fotot e shpinës së tij të zhveshur dhe të plagosur rëndë nga torturat u publikuan në mbarë botën në 1863 si dëshmi e mizorisë së skllevërve në SHBA në atë kohë. "Emancipation" pritet të dalë në kinema të zgjedhura më 2 dhjetor dhe do të jetë i disponueshëm në mbarë botën në Apple TV+ më 9 dhjetor.

will smith

Sondazh

Poll