Aktualitet

Publikohen FOTOT/ Kjo është Krisjana, shqiptarja që u vra nga i dashuri me plumb në kokë në Greqi

25-vjeçari vetë, ka treguar se ishte shumë xheloz për të renë dhe ishte zënë me të.

3 Dhjetor 2022, 19:36 Nga F.M
Publikohen FOTOT/ Kjo është Krisjana, shqiptarja që u vra nga i
Krisjana Brakaj

GREQI- Personi që po shikoni është Krisjana Brakaj, 19-vjeçarja shqiptare që u vra me një plumb në kokë nga i dashuri i saj në Greqi, Qamil Taja. E reja kishte shkuar në shtëpinë e 25-vjeçarit pasi kishte mbaruar punënë që bënte tek klubi i natës. Por, takimi nuk shkoi mirë dhe çifti u konfliktua. 25-vjeçari vetë, ka treguar se ishte shumë xheloz për të renë dhe ishte zënë me të.

Ai kishte konsumuar dhe kokainë, e në konflikt e sipër kishte marrë armën e zjarrit dhe e kishte qëlluar vajzën me një plumb ë kokë, në momentin që ajo ndodhej e shtrirë në divan. Vajza ndërroi jetë në vend, kurse i riu u vetëdorëzua në polici. Armën e la në frigorifer.

krisjana brakaj qamil taja shqiptari vret te dashuren ne greqi

Sondazh

Poll