Aktualitet

Moti merr kthesë, rikthehen reshjet në vend dhe temperaturat e ulëta, ku do të dominojnë

Kryesisht, pritet të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet do të jenë më të pranishme në zonat Jugore dhe Veriore.

3 Dhjetor 2022, 17:37 Nga F.M
Moti merr kthesë, rikthehen reshjet në vend dhe temperaturat e
Moti i keq

TIRANË- Moti merr kthesë. Shqipëria do të dominohet nga kushte atmosferike me vranësira dhe reshje shiu. Për gjatë gjithë 24 orëshit të ardhshëm do të ketë reshje në zona të izoluara. Kryesisht, pritet të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet do të jenë më të pranishme në zonat Jugore dhe Veriore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga-1°C deri në 16°C. Era pritet që të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Juglindor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll