Aktualitet

Arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali, terrorizoi klientët në një klub nate, efektivët i kafshoi dhe pështyu

Me ardhjen e karabinierëve, ai nuk u qetësua, por nisi t’i përhstynte e kafshonte ata.

3 Dhjetor 2022, 18:25 Nga F.M
Arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali, terrorizoi klientët
Karabinieri

ITALI- Një 36-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali pasi ka përhapur panik në një klub nate në Pesaro. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, i cili ishte në gjendje të dehur filloi të shqetësonte klientët, aq sa pronari u detyrua të njoftonte policinë.

Me ardhjen e karabinierëve, ai nuk u qetësua, por nisi t’i përhstynte e kafshonte ata. 36-vjeçari nuk ka pranuar të identifikohet ndaj dhe karabinierët i vunë prangat dhe një maskë nëmënyrë që të mos i pështynte më.

shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll