Aktualitet

Shqiptari vrau të dashurën në Greqi, fqinjët: I dëgjuam teksa ziheshim, një grua bërtiste

Ata kanë treguar se edhe një javë më parë kanë dëgjuar zëra nga shtëpia ku ndodhej çifti pasi ziheshin shumë herë.

3 Dhjetor 2022, 19:00 Nga F.M
Shqiptari vrau të dashurën në Greqi, fqinjët: I dëgjuam
Qamil Taja

GREQI- Fqinjët e 25-vjeçarit shqiptar Qamil Taja që vrau të dashurën e tij kanë treguar se reja shkonte shumë herë në shtëpinë e tij, por dyshja nuk bashkëjetonin. Ata kanë treguar se edhe një javë më parë kanë dëgjuar zëra nga shtëpia ku ndodhej çifti pasi ziheshin shumë herë.

“Vajza hynte e dilte vazhdimisht në shtëpi, por nuk besoj se jetonin bashkë. Një javë më parë dëgjuam disa përleshje. Zërat ishin të lartë dhe më së shumti dëgjohej një zë gruaje”, shtoi ai.

I riu qëlloi të dashurën, Krisjana Brakaj teksa ajo flinte në divan dhe armën e zjarrit e futi në frigorifer. Më pas, u vetëdorëzua në polici, ku deklaroi se shkaku për vrasjen ishte bërë xhelozia, pasi e reja punonte në një klub nate.

shqiptari vret te dashuren ne greqi qamil taja krisjana brakaj

Sondazh

Poll