Aktualitet

Aksident në Tiranë-Elbasan, makina përplas për vdekje kalimtarin, largohet nga vendngjarja

Kalimtari ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një makinë.

3 Dhjetor 2022, 17:58 Nga F.M
Aksident në Tiranë-Elbasan, makina përplas për vdekje
Aksident

ELBASAN- Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidneti. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan. Mësohet se kalimtari ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një makinë.

Ai ka gjetur vdekjen në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit është zhdukur nga vendngjarja bashkë me mjetin.  Policia ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi; Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne tirane-elbasan

Sondazh

Poll