Aktualitet

Zhdukja e fëmijëve shqiptarë në Britani, organizatat: Do shfrytëzohen e përdoren në krime!

ECPAT UK thotë se fëmijët e zhdukur mund të shfrytëzohen, të detyrohen të bëjnë punë ndërtimi ose të detyrohen të përfshihen në organizata kriminale, si për shembull të punojnë në fabrikat e kanabisit.

3 Dhjetor 2022, 15:44 Nga F.M
Zhdukja e fëmijëve shqiptarë në Britani, organizatat: Do
Emigrant

BRITANI E MADHE- ECPAT, një organizatë që punon për të mbrojtur fëmijët nga trafikimi dhe shfrytëzimi thotë se shifrat e zhdukjes së fëmijëve shqiptarë në Britaninë e Madhe janë shumë shqetësuese. BBC shkruan se sipas ECPAT UK fëmijët e zhdukur mund të shfrytëzohen, të detyrohen të bëjnë punë ndërtimi ose të detyrohen të përfshihen në organizata kriminale, si për shembull të punojnë në fabrikat e kanabisit.

“Shifrat ishin shumë shqetësuese. Çështja është vënë në pah nga ministri i Emigracionit Robert Jenrick i cili tha se në disa varka të vogla, 80% e atyre që ishin në bord ishin nga Shqipëria. Fëmijët e zhdukur mund të shfrytëzohen, të detyrohen të bëjnë punë ndërtimi ose të detyrohen të përfshihen në organizata kriminale, si për shembull të punojnë në fabrikat e kanabisit,”- thuhet në deklaratë.

39 fëmijë shqiptarë janë zhdukur nga kampet ku janë strehuar pas mbërritjes me gomone në Britaninë e Madhe. Lajmi u bë me dije nga BBC që shkruan se autoriteti vendor ka marrë deri më 31 tetor 197 fëmijë shqiptarë, 39 prej të cilëve janë zhdukur. Ata përbëjnë 20% e fëmijëve emigrantë që kanë mbërritur në Britani të pashoqëruar dhe janë marrë nga Këshilli i Qarkut Kent. Disa prej tyre kanë mbushur 18 vjeç, ndërsa të tjerët janë nën moshë. 

shqiptaret ne britani zhduken femijet shqiptare ne britani

Sondazh

Poll