Aktualitet

Si e fshehu SPAK emrin e Josifit/ Policia spanjolle kërkoi arrestimin e tij dhe bashkëpunëtorëve, zbulohen 4 "të besuarit"

Në dokumente u bë me dije se përmendeshin emrat e Adrian Korriku, Iris Puce, Berlando Saraçaj dhe Erindi Pysqyli, ku dy të fundit do të ekstradoheshin në Spanjë.

3 Dhjetor 2022, 14:11 Nga k.m.
Si e fshehu SPAK emrin e Josifit/ Policia spanjolle kërkoi arrestimin e tij
Amant Josifi

TIRANË- Operacioni i madh ndërkombëtar i emërtuar “FRIDA-REFOX” u zhvillua në datat 8 dhe 9 nëntor në vendin tonë. Asnjë emër nuk doli për të mësuar se kë kërkonin në Shqipëri autoritetet spanjolle. Gazetarja Nikoleta Kovaçi shkruan se në pranga u soll vetëm Berlando Saraçaj nga Vlora. Po ashtu, i riu, sipas spanjollëve të hetimit, ishte i dyshuar edhe për pjesëmarrje në organizata kriminale, ndërsa sot më në fund kryepolici Muhamet Rrumbullaku bëri me dije se në kërkim ishte edhe Amant Josifit, si dhe katër persona mjaft të rëndësishëm në lidhje me angazhimin e tyre në këtë afërme miliardaeuroshe. Në dokumente u bë me dije se përmendeshin emrat e Adrian Korriku, Iris Puce, Berlando Saraçaj dhe Erindi Pysqyli, ku dy të fundit do të ekstradoheshin në Spanjë.

Sipas të dhënave që u lanë në SPAK dhe BKH në kohën e verifikimit të personave u mësua se bëhej se një qendër mashtrimi ishte e lidhur me ‘Milton Group’, që ishte e drejtuar nga një këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes, që prej kohësh akuzohet gjithashtu se ka lidhje edhe me vëllanë e kryeministrit Edi Rama, Olsin. 

Edhe pse nuk përmendën emra, SPAK doli në një konferencë duke dhënë detaje të përgjithshme, ndërsa shifrën e mashtrimit e mësuam nga mediat spanjolle. "El Pais" tha se grupi kriminal përfitonte rreth 5 milionë euro për çdo tre muaj. Policia spanjolle që prej muajsh gjendej në vendin tonë kishte kërkuar arrestimin e dy personave dhe madje edhe ekstradimin e tyre drejt Spanjës, pasi ata kishin lëshuar një mori urdhër-arrestesh, mes tyre edhe emrin e personit që ata e konsiderojnë si kokën e këtij grupi. Por Josifi duket se nuk ndodhet gjëkundi. 

Amant Josifi është është një emër i njohur për Shqipërinë. Ai është një biznesmen shqiptar, gjithashtu ka qenë edhe këshilltar i ministrit shqiptar të Mbrojtjes deri në vitin 2020. Ka qënë kreu i opozitës, Sali Berisha i cili ka denoncuar se ai po mbrohet nga Rama dhe Olsi Rama. Prej e kësaj skeme mashtrimi kanë rënë 200,000 viktima në Evropë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Policia spanjolle përgjoi 3 milionë emaile që u mundësuan hetuesve të identifikonin dhe lidhnin më shumë se 470 faqe interneti të mbështetura nga qendrat e call-center.

amant josifi adrian korriku iris puce berlando saraçaj erindi pysqyli

Sondazh

Poll