Aktualitet

“Është shtëpia e mbesës time”, sherr për pronën në Pogradec, dy gratë konfliktohen me njëra-tjetrën

Ishte 58-vjeçarja e identifikuar me iniciale Sh.H., ajo që ka hyrë me forcë në banesën e shtetasit G. M., 55 vjeç, me pretendimin se banesa e tij është në pronësi të mbesës së saj.

3 Dhjetor 2022, 13:04 Nga k.m.
“Është shtëpia e mbesës time”, sherr për
Foto ilustruese

POGRADEC- Policia e Shtetit ka bërë një procedim penal për 2 gra në qytetin e Pogradecit, të cilat kishin nisur që të konfliktoheshin për pronën.  Ishte 58-vjeçarja e identifikuar me iniciale Sh.H., ajo që ka hyrë me forcë në banesën e shtetasit G. M., 55 vjeç, me pretendimin se banesa e tij është në pronësi të mbesës së saj.

Gjatë konfliktit, shtetasja D. M. (e cila banon në banesën e shtetasit G. M) e ka goditur 58-vjeçaren duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

"U referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetaset Sh. H., 58 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec dhe D. M., 68 vjeçe, banuese në Gurras, Pogradec, për veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Kanosja”, “Dhunimi i banesës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”. Këto shtetase, në fshatin Gurras, Pogradec, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për motive pronësie, gjatë të cilit shtetasja Sh. H., me vetëgjyqësi, ka hyrë me forcë në banesën e shtetasit G. M., 55 vjeç, me pretendimin se banesa e tij është në pronësi të mbesës së saj. Gjatë konfliktit shtetasja D. M. (e cila banon në banesën e shtetasit G. M) e ka goditur shtetasen Sh. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme,"-shkruan në njoftimin zyrtar Policia e Shtetit. 

policia e shtetit pogradec

Sondazh

Poll