Aktualitet

"Blindohet" Tirana që prej datës 5 dhjetor, bllokohen rrugët, ndalohet qarkullimi i mjeteve (HARTA)

Përmes një deklarate për mediat, drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka bërë të ditur me detaje planin e masave të ndërmarra nga ana e policisë, ku përfshihet edhe bllokimi i një disa rrugëve në kryeqytet. Bllokimet e rrugëve do të nisin që në orën 14:00 të datës 5 dhjetor dhe do të jenë në fuqi deri në përfundimin e samitit.

3 Dhjetor 2022, 12:03 Nga d.a.
"Blindohet" Tirana që prej datës 5 dhjetor, bllokohen
Rrumbullaku

TIRANË- Policia e Shtetit ka marrë masa për samitin e liderëve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, që do zhvillohet në Tiranë në datë 6 dhjetor.

Përmes një deklarate për mediat, drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka bërë të ditur me detaje planin e masave të ndërmarra nga ana e policisë, ku përfshihet edhe bllokimi i një disa rrugëve në kryeqytet. Bllokimet e rrugëve do të nisin që në orën 14:00 të datës 5 dhjetor dhe do të jenë në fuqi deri në përfundimin e samitit.

"Blindohet" Tirana që prej datës 5 dhjetor, bllokohen
Harta e rrugeve

Të gjitha rrugët që përbëjnë perimetrin e sigurisë, lëvizin në këmbë vetëm banorët
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”; Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”; Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium; Rruga “Dervish Hima”; Rruga “Asim Zeneli”; Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”; Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.= Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”; Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”; Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC; Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit; Rruga “Skerdilajd Llagami” dhe rruga “Faik Konica”.

Rrugët ku ndalohet lëvizja me makina
Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor; Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti” deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.  Ndalohet lëvizja me automjete të tonazhit të rëndë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.

Hyrja e punonjësve dhe studentëve 
 Hyrja e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Themistokli Gërmenji”;
- Hyrja e punonjësve të AKSHI-së, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Jul Variboba”;
- Hyrja e punonjësve të Kryeministrisë, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Ismail Qemali” nga kahu i rrugës së “Elbasanit”;
- Hyrja e punonjësve të Kryesisë së Kuvendit, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Ismail Qemali” nga kahu i rrugës “Ibrahim Rugova”;
- Hyrja e studentëve, do të bëhet në këmbë, nga rruga “Ibrahim Rugova” – sheshi “Frederik Shopen” – rruga “Lek Dukagjini” – Universitet;
- Hyrja e gazetarëve vendas dhe të huaj të ftuar në samit, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Abdyl Frashëri”, në drejtim të pallatit të Kongreseve.

muhamet rrumbullaku samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll