Aktualitet

E rëndë në Greqi, 25-vjeçari shqiptar vret të dashurën pas një sherri, vetëdorëzohet në polici

 25-vjeçari shqiptar është paraqitur vullnetarisht në orët e para të mëngjesit në ambjentet e komisariatit dhe u dorëzua në polici, duke thënë se pas një sherri që kishin bërë, vrau partneren e tij 19-vjeçare, gjithashtu me origjinë shqiptare.

3 Dhjetor 2022, 12:26 Nga d.a.
E rëndë në Greqi, 25-vjeçari shqiptar vret të
Pamje nga banesa

GREQI- Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij brenda shtëpisë ku jetonin në Pire të kryeqytetit grek.

Sipas mediave greke, 25-vjeçari shqiptar ka telefonuar policinë në orët e para të mëngjesit ku dhe ka rrëfyer krimin e rëndë dhe pasi oficerët u paraqitën në banesën e tij ai është shqoëruar në ambjentet e komisariatit, duke thënë se pas një sherri që kishin bërë, vrau partneren e tij 19-vjeçare, gjithashtu me origjinë shqiptare.

Policia që ka shkuar me shpejtësi në banesën e çiftit në rrugën Vamva nr.18 në Kaminia ku ka gjetur të renë në një pellg gjaku me një plagë arme zjarri në kokë.

25-vjeçari punonte në një lokal në Troubë dhe sapo ishte kthyer nga puna, ndërkohë që dhe partnerja e tij 19-vjeçare punonte në një lokal nate në Kallithea.

Siç dhe deklaroi ai në polici gjithçka ka nisur pas një debati të zjarrtë pasi i riu ka qenë xheloz për të dashurën kjo dhe për shkak të punës së saj.

Dyshohet se sulmi i të riut ka ardhur dhe i nxitur nga ndikimi i drogës, konkretisht të kokainës, ku ai ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve (sipas asaj që tha ai) dhe e qëlloi dy herë në kokë partneren e tij 19-vjeçare. Sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë, ka lajmëruar Policinë. 

 

shqiptari vret te dashuren ne greqi policia greke

Sondazh

Poll