Aktualitet

Samiti i BE, Rrumbullaku: Data 6 dhjetor do të jetë ditë normale pune dhe shkolle

Rrumbullaku shpjegoi dhe njëherë rrugët që do bllokohen dhe ritheksoi se pavarësisht lajmeve fillestare data 6 nuk do të pushim por njv ditë normale pune dhe shkolle.

3 Dhjetor 2022, 11:46 Nga d.a.

Samiti i BE, Rrumbullaku: Data 6 dhjetor do të jetë ditë normale

TIRANË- Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka përsëritur dhe njëherë masat e marra nga policia e shtetit për qarkullimin dhe kufizimet që do të bëhen më 6 dhjetor ku do të mbahet dhe Samit i BE.

Gjatë konferencës për shtyp, Rrumbullaku u shpreh se policia e shtetit ka hartuar një plan të hollësishëm për të garantuar rendin dhe sigurinë në të gjithë kryeqytetin, kryesisht në zonat ku do ketë kufizime të lëvizjes së makinave për shkak të organizimit të Samitit.

Rrumbullaku shpjegoi dhe njëherë rrugët që do bllokohen dhe ritheksoi se pavarësisht lajmeve fillestare data 6 nuk do të pushim por njv ditë normale pune dhe shkolle.

"Dua të siguroj nxënësit, punonjësit e institucioneve, banorët rezidentë brenda permitetrit të sigurisë, por dhe jashtë tij, se data 6 dhjetor është ditë normale mësimi, pune e aktiviteti të përditshëm, pavarësisht kufizimeve të lëvizjeve në disa akse rrugore, për të cilat Policia e Shtetit ka marrë masa për devijimin e lëvizjeve në rrugë alternative, me qëllim që të mos ketë pengesa për vijimin normal të aktiviteteve gjatë datës 6 dhjetor."- u shpreh ai.

Drejtori i policisë së shteti Muhamet Rrumbullaku prezanoti ditën e sotme planin e hartuar në lidhje me mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të samitit të BE më 6 dhjetor. Ai prezantoi dhe njëherë se si do të jetë qarkullimi rrugor në kryeqytet dhe theksoi se nuk do të ndalojnë zhvillimin e protestës por do ta kontrollojnë atë në jashtë perimetrit të sigurisë.

samiti i be 6 dhjetor 2022 muhamet rrumbullaku

Sondazh

Poll