Sport

S'ka fat për Gjermaninë/ FIFA publikon pamjet e vijës së golit të Japonisë, topi qëndroi brenda

Në momentin e golit, "La Roja" kishte marrë epërsinë përmes Alvaro Morata-s.

2 Dhjetor 2022, 17:51 Nga k.m.
S'ka fat për Gjermaninë/ FIFA publikon pamjet e vijës
Pamje nga vija

KATAR- FIFA ka publikuar pamjet e reja të vijës së golit nga fitorja e Japonisë ndaj Spanjës për të konfirmuar vendimin që eliminoi Gjermaninë nga Kupa e Botës. Në deklaratë thuhet se: Goli i dytë i Japonisë në fitoren e tyre 2-1 ndaj Spanjës u kontrollua nga VAR për të përcaktuar nëse topi kishte dalë jashtë loje. Zyrtarët e ndeshjes përdorën imazhet e kamerës së vijës së golit për të kontrolluar nëse topi ishte pjesërisht në vijë apo jo."Kamera të tjera mund të ofrojnë imazhe manipuluese, por në provat e disponueshme, i gjithë topi nuk ishte jashtë loje.

Në momentin e golit, "La Roja" kishte marrë epërsinë përmes Alvaro Morata-s dhe dukej se po kalonte në 1/16 së bashku me gjermanët teksa udhëhoqën Kosta Rikën me rezultatin 4-2 në ndeshjen tjetër të Grupit E.

 

gjermani kupa e botes katar 2022

Sondazh

Poll