Sport

Babai i Neymar Jr. zbulon, se kur i biri do të kthehet në fushë për Botërorin…

Babai i Neymar ka folur në një intervistë për gjendjen e djalit të tij dhe se kur mund të kthehet në fushë për Brazilin, pas dëmtimit në kyçin e këmbës.

2 Dhjetor 2022, 16:48 Nga DOSJA

Babai i Neymar Jr. zbulon, se kur i biri do të kthehet në fushë

KATAR - Në një intervistë për ‘TalkSport’, babai i Neymar, Silva Santos, ka rrëfyer momentin që djali i tij po përjeton pas dëmtimit me Brazilin. “O'Ney” u lëndua gjatë ndeshjes së parë të “Katarit 2022”: një ndrydhje e këmbës së djathtë me përfshirje të ligamenteve. Deklarata e trajnerit, pas ndeshjes, i kishte qetësuar të gjithë për praninë e numrit 10 në garë.

Kombëtarja e Amerikës së Jugut, megjithatë, arriti të fitojë kualifikimin me 2 fitore në dy ndeshjet e para. Për momentin statistikat thonë 3 gola të shënuar dhe 0 të pësuar. Më poshtë janë fjalët e babait të Neymar, Silva Santos, në një intervistë për gjendjen e djalit të tij dhe rikthimin e tij të mundshëm te Brazili për Kupën e Botës .

Brazili, fjalët e babait të Neymar në intervistë

Silva Santos e nisi intervistën, duke njoftuar datën e kthimit të tij të mundshëm dhe më pas tregoi rëndësinë e djalit të tij për ekipin dhe për të gjithë Brazilin: “Mendoj se Neymar mund të kthehet në fushë për finalen. Megjithatë, ai do të bëjë më të mirën për t'i ndihmuar shokët e tij të fitojnë kompeticionin. E rëndësishme është që kur të kthehet në fushë të jetë në nivelin e tij maksimal. Të gjithë e dinë se djali im ka një ndikim të madh në dhomat e zhveshjes. Është numri një."

Mendimi i fundit ishte për fenomenin brazilian Pele, i cili aktualisht ndodhet në spital: "Ai është i dashur nga të gjithë dhe është lojtari më ikonë në botë. Djali im i uron më të mirat dhe të përmirësohet sa më shpejt”.

Numrat e Neymar për sezonin

Në këtë pjesë të parë të sezonit, Neymar tregoi shumë me Paris Saint-German. Në Ligue 1, në fakt, ai mori pjesë në 14 ndeshje, në të cilat shënoi 11 gola dhe dha 9 asistime. Edhe në Europë nuk zhgënjeu. Në Champions League pati 2 gola dhe 3 asistime në 5 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll