Sport

Antoine Griezmann për Kupën e Botës në Katar: “A jam pak i turpëruar? Po dhe jo... "

Sulmuesi anësor shprehu, të premten, në një konferencë për shtyp, "krenarinë" e tij për të luajtur Kupën e Botës, ndërsa kujtoi angazhimin e tij kundër homofobisë.

2 Dhjetor 2022, 17:43 Nga DOSJA

Antoine Griezmann për Kupën e Botës në Katar: “A jam

KATAR - Ndërsa ai është një nga futbollistët e pakët francezë që ka disa vite, që është angazhuar kundër homofobisë, Antoine Griezmann u pyet të premten në një konferencë për shtyp, nëse i vinte turp të luante në Kupën e Botës në Katar, e cila pësoi kritika të shumta para kompeticionit, në veçanti për qëndrimin e Emiratit për homoseksualitetin dhe të drejtat e njeriut. 

"A jam pak i turpëruar? Po dhe jo... Pavarësisht se ku jam në botë, ata e dinë se do të kenë gjithmonë mbështetjen time. Unë jam futbollist, është profesioni im.  Vendi im më thërret të luaj në një kompeticion ndërkombëtar, ndaj vij me shumë krenari”.

Përpara Kupës së Botës, ‘Blutë’ kishin njoftuar se nuk do ta mbanin shiritin gjithëpërfshirës të ‘One Love’, por ata kishin kujtuar, në një letër të hapur, "lidhjen (e tyre) ndaj respektimit të të drejtave të njeriut dhe refuzimin (e tyre) të çdo forme diskriminimi". 

Ata gjithashtu kishin njoftuar se kishin vendosur që të “mbështesin OJQ-të që punojnë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përmes fondit të dhurimit Generation 2018 me të cilin janë të lidhur të gjithë lojtarët e kombëtares 2022 dhe anëtarët e stafit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll