Bota

Orban: Zgjerimi i sanksioneve të BE-së për gazin rus do të kishte pasoja tragjike

Orban vuri në dukje se në fillim të luftës në Ukrainë, BE-ja shpresonte se lufta do të përfundonte nën ndikimin e sanksioneve, ose se së paku do ta lehtësonin këtë qëllim, por doli se ato nuk kishin asnjë efekt në uljen e konfliktin.

2 Dhjetor 2022, 13:00 Nga d.a.
Orban: Zgjerimi i sanksioneve të BE-së për gazin rus do të
Orban

HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban tha sot se zgjatja e sanksioneve të BE-së për gazin dhe energjinë ruse nga termocentralet bërthamore do të kishte pasoja tragjike për Hungarinë.

"Qeveria hungareze po punon për një përjashtim nga vendime të tilla", tha Orban për radion shtetërore Kossuth.

Orban vuri në dukje se në fillim të luftës në Ukrainë, BE-ja shpresonte se lufta do të përfundonte nën ndikimin e sanksioneve, ose se së paku do ta lehtësonin këtë qëllim, por doli se ato nuk kishin asnjë efekt në uljen e konfliktin. Ai përmendi se Evropa po përballet me një dimër të vështirë dhe se situata në Ukrainë po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

"Edhe pse Rusia ka pësuar humbje ekonomike për shkak të sanksioneve, të ardhurat e saj nga energjia po rriten dhe politika e sanksioneve nuk e ka arritur qëllimin e saj," theksoi Orban.

Orban vuri në dukje se, megjithëse Hungaria ka arritur një përjashtim nga futja e kufizimeve të çmimit për naftën ruse që do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor, ajo nuk mund të shmangë efektet e sanksioneve në rritjen e çmimeve.

Hungaria është kundër financimit të BE-së për punën e shtetit ukrainas nga kredia e marrë bashkërisht nga anëtarët e Unionit dhe mbështet ndihmën përmes marrëveshjeve dypalëshe midis shteteve anëtare dhe Ukrainës, tha Orban.

Sipas tij, Hungaria nuk dëshiron që BE-ja të bëhet një komunitet shtetesh që grumbullojnë borxhe të përbashkëta, në vend të një komuniteti të shteteve anëtare që bashkëpunojnë.

viktor orban sanksionet e be ndaj rusise

Sondazh

Poll