'Nuk jam i çmendur, as i dehur'/ Vuçiç nuk ndalet me komentet: Vetë kamomil dhe Cola Zero konsumoj, BE nuk i sheh sjelljet e tyre
Presidenti serb tha se nuk është as i dehur dhe as i çmendur për deklaratat që ka dhënë ndaj dhe nuk u kursye edhe njëherë, edhe ndaj ndërkombëtarëve.
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç iu drejtua qytetarëve pas takimit me Komisionerin Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelhy. Në fjalën e tij para mediave, sipas "Novosti" presidenti serb tha se nuk është as i dehur dhe as i çmendur për deklaratat që ka dhënë ndaj dhe nuk u kursye edhe njëherë, edhe ndaj ndërkombëtarëve.
"Fola dhe e njoha Varhelhyn me pikëpamjen tonë për situatën në Kosovë. Më duhet të them që nuk jam as i çmendur, as i dehur, as budalla, gjithçka që pi është çaj kamomili dhe Zero Cola, por theksova gjithçka që ka ndodhur që nga fillimi i vitit. Nuk u pendova për asnjë fjalë. E kam fjalën për gjithçka që kam thënë për Kurtin, Trajkoviçin dhe Rashiçin. Gjithçka thashë dje, e them edhe sot," – tha presidenti.
Kujtojmë se Vuçiq ka reaguar dje ndaj vendimit të Aljbin Kurtit për emërimin e Nenad Rashiqit në mënyrë jokushtetuese dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit për ministër për komunitete, si dhe ndaj reagimeve të turpshme të Bashkimit Evropian për këtë veprim.
"Zgjedhja e Rashiçit, njeriut që fitoi më pak se 1 për qind, si dhe Rada Trajkoviçit, e cila ishte në listën e tij, tregon se ata duan përndjekjen, dëbimin dhe zhdukjen e serbëve në Kosovë. Dhe tani kam disa gjëra për të thënë; kam heshtur për muaj e vite. Ai llum terrorist duhet të kishte marrë dënimin e merituar të Bashkimit Evropian. Sigurisht që nuk e kuptuan. Dhe kështu sillen vazhdimisht, jo vetëm që kanë shkelur normat e Marrëveshjes së Brukselit, të drejtën publike ndërkombëtare dhe të gjitha normat demokratike,"-shtoi presidenti.
Të martën Tirana do të presë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit. Samiti që bën bashkë krerët e kontinentit të vjetër do të mbahet në ambientet private të Arenës Kombëtare. Kryeministri Edi Rama, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, si dhe Presidenti i Këshillit të BE Charles Michael do të dalin në konferencë për shtyp përpara 140 përfaqësuesve të medias, shqiptare dhe ndërkombëtare, që do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Por Vuçiç bëri me dije dje se nuk do të merrte pjesë sepse nuk donte që ta dorëzonte Kosovën.
Sondazh
Incident në shtëpi, Putin rrëzohet nga shkallët, rojet njoftojnë menjëherë mjekët
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka pësuar një incident. Ai ka rënë nga shkallët në rezidencë...
Opinion nga DW: Holodomor ishte gjenocid, një sinjal i qartë për pasardhësin e Stalinit në Kremlin
Bundestagu GJERMANI- "Tragjedi", "uri e madhe" ose "gjenocid": kur bëhet fjalë për vdekjen nga uria të rreth katër deri n&eum...
Pas dëmtimit të infrastukturës nga sulmet ruse, Gjermania do ti dërgojë Ukrainës qindra gjeneratorë të energjisë
Foto ilustruese GJERMANI- Gjermania do t’ia dërgojë Ukrainës qindra gjeneratorë të energjisë elektrike, pas dëmtim...
Pse humbja e luftës nuk do të shkatërronte Federatën Ruse?
Rusi Nga Aleksandr Kynev, World Crunch Parashikimi se "Rusia do të shpërbëhet" ka qenë një shtyllë e zhanrit të shkenca...
Sulm në Parlamentin grek, studentja tenton të futet brenda me thikë, policia i zbulon edhe drogë
Parlamenti grek GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Parlamentin grek. Një studente 17-vjeçare ...
Kupa e Botës/ Blinken: Nëse ekipi amerikan eliminohet, do të mbështes Francën
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së...
“Makina dukej si një kërcënim në lëvizje”, flet dëshmitarja e cila pa sesi 26-vjeçari shqiptar përplasi për vdekje Emën
Viktima GREQI- Zbardhet një dëshmi e re në lidhje me përplasjen për vdekje të studentes 21-vjeçare Ema në Selanik...
Nga Fidel Kastro te Rusia, 7 teoritë mbi vrasjen e ish-presidentit amerikan JF Kennedy
History of Yesterday Vdekja e ish-Presidentit amerikan John F. Kennedy pati një ndikim shumë të madh në komb, veçanërisht duk...
Blinken: Nëse Putini dëshiron lufta mund të përfundojë që nesër
Blinken SHBA- Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken e quajti të mundshëm dialogun midis Rusisë dhe Ukrainës për p&...
Kim Jong-un urdhëron koreano-veriorët t'u vënë fëmijëve emra patriotikë si 'bombë' dhe 'armë'
Kim Jong-Un KOREJA E VERIUT- Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, po godet modën për t'u dhënë foshnjave emra "të ...

